Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur para gjykatëses në Uashington për t’u deklaruar ose jo fajtor mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.

Trump udhëtoi nga qyteti Bedminster, në Nju Xhersi, drejt Uashingtonit, për t’u paraqitur në gjykatë. Seanca në ngarkim të ish presidentit pritet të nisë në orën 16.00 me orën lokale në Uashington.

Artikulli paraprakDETAJET/ PLAGOSJA ME THIKË E 59-VJEÇARIT NGA KOSOVA NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërOKB-JA PARALAJMËRON PËR SULME TË REJA RUSE NDAJ CIVILËVE NË UKRAINË