Plagoset me thike një shqiptar kosovar ne zonën e Kunes ne Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta ne pare. Kosovari është dërguar me urgjence ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende për jetën. Policia ka ndodhet ne vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me rastin.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Artikulli paraprakPLAGOSET ME THIKË NJË KOSOVARË NË ZONËN E KUNES NË SHËNGJIN, SHTETASI NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërDONALD TRUMP MBËRRIN NË GJYKATË, PRITET TË PËRBALLET ME AKUZAT PËR KOMPLOT TË PËRMBYSJES SË REZULTATIT ZGJEDHOR