Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ku një borëpastruese hap rrugën e Thethit.

Sipas ARRSH-së, rruga është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

“📍Theth
🛣️Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht🚘po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese🚜
🌡️Temperatura -1°C
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Artikulli paraprakME LULE NË DORË, RAMA DHE FAMILJARËT HOMAZHE NË VENDIN KU U VRARË 4 PROTESTUESIT E ’21 JANARIT’
Artikulli tjetërPUKË/ VIJON MEGAOPERACIONI “SUNDIMI I LIGJIT”, ARRESTOHET 49 VJEÇARI