Lagjja Kiras ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit, Bardh Spahia.

Duke ju kërkuar votën, Spahia u njoh me shqetësimet dhe problematikat e kësaj zone duke premtuar që me ardhjen e PD-së në pushtet do të ketë më shumë mbështetje dhe vëmendje ndaj tyre. I katërti në listen e Shkodrës, tha se forca politike që ai përfaqëson ka hartuar një program që është përqëndruar tek taksat e ulëta.

Nga ana tjetër, banorët vunë theksin tek papunësia, abuzimet me energjinë elektrike e çmimet e larta që sipas tyre janë dhuratë që qeveria shqiptare i ka bërë Shkodrës. Takimi i kandidatit Spahia u mbyll me premtimin për t’u rikthyer sërish tek ata banorë edhe pas fushatës elektorale.

Artikulli paraprakBUSHATI: BASHKIA NË FUSHATËN E PD
Artikulli tjetërPOLICIA BASHKIAKE “PËRZË” TREGTARËT AMBULANT