Vetem pak dite me pare kjo zone kishte pamjen e nje tregu ambulant.

Eshte dashur nderhyrja e policise bashkiake nje dite me pare per te larguar me dhjetra tregtare ambulant dhe per ti dhene fryme lirisht pedonales se Molos ne qytetin e Shkodres. Vecanerisht gjate stines se veres kjo eshte nje nder zonat me te preferuara per shetitje dhe relaks te shkodraneve, e megjithate edhe gjate oreve te paradites por edhe ne ne pasdite e mbremje ketu ka lulezuar tregtimi i veshmbathjeve, kozmetikes e deri tek orendite shtepiake.

Shqetesimi ishte ngritur disa here jo vetem nga qytetaret por edhe nga bizneset aty prane te cilet ndesheshin cdo dite me konkurence jo te ndershme. Ndersa levizja e kalimtareve dhe qytetareve ne bicikleta pa hasur pengesa ishte dicka e pamundur. Disa punonjes te bashkise shkoder kane nderhyre nje dite me pare duke i bere te qarte tregtareve ambulant se duhet te largoheshin nga aty ne te kundert do perballeshin me sekuestrimin e mallit.

Kete te merkure panorama ne pedonalen e molos ehste teresisht ndryshe nga ajo e pak diteve me pare, e megjithate pyetja qe shtrohet eshte se sa kohe do te zgjase nje rregull i tille dhe a do binden tregtaret ambulant per te mos u kthyer ne kete zone.

Artikulli paraprakDREJT 25 QERSHORIT, SPAHIA ME BANORËT E KIRASIT
Artikulli tjetërGURAKUQI KËRKON VOTËBESIMIN E SHKODRANËVE