Pas rreth dy orësh që kurse ishte lajmëruar mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi, seanca ka nisur vetëm me praninë e deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Në seancë mungojnë deputetët e Partisë Socialiste. Sipas deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi, mos ardhja e deputetëve të majtë për miratimin e draftit përfundimtar e bën të pamundur zhvillimin e seancës gjatë ditës së nesërme. Bylykbashi: Jemi mbledhur këtu që në orën 20:30 dhe për fat të keq ka më shumë se dy orë që përfaqësuesit socialistë refuzojnë të mblidhen në komisionin e reformës në drejtësi për të bërë këto ndryshime që janë absolutisht të domosdoshme. Mbledhja e këtij komisioni dhe miratimi i ndryshimeve që u ranë sot dakord dhe u përshëndetën nga palët, është esencial dhe e domosdoshme që ato ndryshime, pra propozimi i zonjës Nuland të shkojë në Parlament nesër për miratimi. Mos kryerja e kësaj seance, e këtij komisioni sot e bën të pamundur që nesër, Parlamenti të ketë mundësi të votojë propozimin e dakordësuar dhe të mbështetur nga zonja Nuland dhe komisioneri Hahn. Pra, mungesa e anëtarëve socialistë vë në rrezik mbledhjen e komisionit nesër.

Artikulli paraprakPRISHET KONSENSUSI PËR REFORMËN? META: SEANCA NESËR NË ORËN 10:00
Artikulli tjetërKRIZA E EMIGRANTËVE, 22 TRUPA GJENDEN PAJETË NË NJË VARKË NË MESDHE