Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “ky sistem i drejtësisë politikë është plot Xhevahirë”, duke iu referuar lirimeve nga drejtësia. Ai tha se amnistuan ish-ministrin Ilir Beqaj edhe pse është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

“Po drejtësia si është? Më kriminale se krimi.
Lexuat ju për Xhevahirin, i cili shkonte dhe lironte Behar Bajrin, pasi kishte vrarë të fejuarën 15-vjeçare.
Ky sistem i drejtësisë politikë është plot Xhevahirë.
A nuk është Xhevahir ai që amniston Ilir Beqajn? Ilir Beqaj, që ka firmën e tij në të gjitha aktet vendimtare të sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.
Ilir Beqaj, duke rritur 80 herë çmimin e procesit të sterilizimit, edhe pasi ka përvetësuar- se ndërmarrja është e Ilir Beqës, nuk ka dyshim- sterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro, katin e spitalit, pasi ka firmosur për të marrë ujin dhe energjinë falas për ndërmarrjen e tij, çoi kostot dhe i bëri të papërballueshme dhe u urdhërua të shkurtoheshin 1 mijë operacione në muaj.
Kush nuk u operua? Ai që pati para, shkoi te privati. Po ai që nuk pati mundësi? Shumë prej tyre shkuan në atë botë”, tha Berisha.

Ai theksoi se “ky prokuror, këta prokurorë të supozuar për elitë, de facto elitë krimi, nuk heton, nuk ngre padi ndaj këtij personi, nuk ngrenë padi ndaj McGonigal. Çfarë do thonë këta prokurorë, kur McGonigal pas dy javësh të pranojë fajin edhe për Shqipërinë?”

Artikulli paraprak“NAFTA E SHPIRAGUT PREMIUM SI E ARABISË SAUDITE”, RAMA: INVESTIMI SHKON DERI NË 7 MILIARDË EURO
Artikulli tjetërNAFTA NË SHPIRAG, RAMA: DO KETË IMPAKT DIREKT TEK PENSIONET, SISTEMI ARSIMOR E SHËNDETËSOR