Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisede telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland, e cila sipas tij, shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”, mësohet të ketë thënë Nuland, sipas njoftimit të PD-së. Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qenë i mundur pa lidershipin e treguar nga z.Basha. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtëzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij. Basha shprehu vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces te gjate, te mundimshëm dhe të vështirë. Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës. Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme do te kerkoje po kështu një angazhim dhe mbështetje te madhe te SHBA theksoi kryetari i opozitës. Zonja Nuland e garantoi zotin Basha per mbeshtetjen e SHBA per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Artikulli paraprakGURAKUQI PËR REFORMËN: KUSHTETA TË SHKRUHEJ NGA FILLIMI
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË GJERMANI, MEDIAT RAPORTOJNË VIKTIMA