Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare të Mynihut në Gjermani, aty ku po zhvillohet edhe një operacion madhor i policisë gjermane, siç raportojnë mediet vendase.

Raportimet e para bëjnë të ditur se zona përreth qendrës tregtare Olympia-Einkaufszentrum në rajonin e Moosach është rrethuar, por detajet mbi incidentin janë ende të pakta. Gjithsesi, në një njoftim paraprak të policisë së Mynihut thuhet se situata tashmë ka marrë fund, por nuk mund të konfirmohet gjë për viktima. Forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri pas alarmit të shkaktuar nga një emigrant, i cili vetëm gjatë së hënës së kësaj jave vrau me thikë 5 persona në një tren në Bavari. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar qytetarët për rreziqet që u kanosen, për shkak të dyshimeve të sulmeve të mëtejshme.

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, NULAND-BASHËS: TREGUAT LIDERSHIP
Artikulli tjetërMYNIH, RRITET BILANCI I VIKTIMAVE