Drejtori rajonal i arsimit për zonën e veriut Bardhok Pulaj në këto ditë të para të nisjes së vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar pranon se në shkollat e qarqeve të veriut që ai mbulon mes të cilëve edhe Shkodra vijon që të ketë një rënie të numrit të nxënësve. Pavarësisht kësaj plage shkollat janë të hapura për të pranuar çdo nxënës dhe askush të mos mbesë pa mësim shprehet drejtori Pulaj.

Drejtori rajonal i arsimit për veriun Bardhok Pulaj ishte i pranishëm në inagurimin e një shkolle të re që u ndërtua në Dedaj të Malësisë së Madhe nga ku uroi gjithë nxënësit e zonës së veriut për nisjen e vitit të ri shkollor.

Pas ndërtimit të shkollës së re në Dedaj kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj u shpreh se për arsimin do vijojë që të ketë edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e Malësisë së Madhe.

Në Malësinë e Madhe janë 2740 nxënës të cilët nisën vitin e ri shkollor në sistemin parauniversitar në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ndërsa nxënësit e shkollës në Dedaj do të mësojnë në mjedise të reja pas ndërtimit të shkollës së re.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PËRFUNDON ASFALTIMI I RRUGËS
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN “LIRIA”