Viti I ri shkollor ka nisur me rritje të numrit të nxënësve që zhvillojnë mësim në shkollën 9-vjeçare “Liria” në Shkodër. Drejtori Petrit Proni thotë se këtë vit janë mbi 120 nxënës, 10 më shumë se një ditë më parë, një numër ky modest por I kënaqshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Drejtori I shkollës shton se të gjithë nxënësit janë pajisur me mjetet tekstet dhe mjetet e tyre shkollore, për të proces mësimor sa më të rregullt.

Në shkollën “Liria” kryesisht zhvillojnë mësimin nxënësit e komuniteteve rom dhe egjiptian, por nga viti në vit po punohet për integrimin edhe të fëmijëve të tjerë. Këtë vit, si shkak I ndërgjegjësimit më të madh të prindërve numri I fëmijëve që shkojnë në shkollë është më I lartë.

Artikulli paraprakDREJTORI I ARSIMIT I VERIUT: RËNIE TË NXËNËSVE EDHE KËTË VIT
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË PIKTURE NËN TINGUJT E TROMPËS