Reforma e re territoriale ka sjellë një situatë të re edhe për muzeun historik të Shkodrës. Drejtori Fatmir Juka shprehet se 10 ish-komunat që tashmë janë pjesë e bashkisë Shkodër kanë objekte që prekin edhe muzeun por kjo situatë e re shprehet drejtori Juka nuk përballohet me stafin aktual.

10 ish-komunat që tashmë janë pjesë e bashkisë Shkodër sipas drejtorit Juka kanë potencial për t’u vizituar dhe muzeu nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i vijë në ndihmë përmes ekspozitave informuese.Të gjendur në këtë situatë duke qenë se qëllim është thithja e sa më shumë vizitorëve atëherë muzeu thotë drejtori Juka po mendon për një riorganizim të ri duke nisur nga sallat ekspozuese.Shtëpia muze “Oso Kuka” është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj por deri më tani nuk ka patur investime serioze e po ashtu as një rikonceptim të ri të këtij institucioni për ta zgjeruar edhe më shumë duke qenë se është një mundësi reale për të sjellë një zhvillim edhe ekonomik përmes thithjes të një numri më të madh të turistëve sesa është aktualisht.