Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për plagosjen ndaj shtetasit Selami Brahimi e ndodhur në lagjen “Xhabiej”. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet kçyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Artikulli paraprakUNESCO KRITIKA TË FORTA QEVERISË SHQIPTARE PËR BUTRINTIN
Artikulli tjetërKURTI NË OKB PËRBALLË VUÇIÇ: SERBIA KREU GJENOCID NË KOSOVË E SREBRENICË