Përmirësimi I situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë ëshët reflektuar aedhe në spitalin rajonal të Shkodrës. Drejtori Ardian Dajti bën të ditur se gjatë javës që lamë pas nuk ka patur shtrime të reja, vetëm trajtim mjekësor të pacientëve të shtruar në reanimacion. Kjo situatë sipas tij është ndër treguesit kryesor për daljen përfundimtare nga tuneli I pandemisë.

Por, pavarësisht kësaj situate premtuese, spitali I Shkodrës do të vijojë të jetë në gatishmëri me pavione të dedikuara për COVID-19 deri në ndryshimin e rregullave nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori Dajti është I bindur se sezoni turistik gjatë verës do të jetë pozitivisht I pakrahasueshëm me vitin e kaluar, ndërsa kërkon nga personelet në qendrat shëndetësore në plazhe dhe zona malore që të mos neglizhojnë për asnjë moment punën.

Aktualisht në spitalin rajonal ështe vetëm një pacient I infektuar me koronavirus, që është drejt negativizimit dhe daljes nga spitali.

Artikulli paraprakRAMA: NË MANDATIN E TRETË DREJT OBJEKTIVIT QË STUDENTËT TANË TË MARRIN DIPLOMA EUROPIANE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, 2 RASTE TË REJA, 1 PACIENT I SHTRUAR NË SPITAL