Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka kohë për pushim dhe se ka nisur sot konsultimin me rektorët e e Universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Rama nënvizon se do të punojnë ngushtësisht që ta kthejnë mandatin tretë në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.

‘Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakKADILLI: T’I JAPIM FUND MODELIT TË PARTISË SË PUNËS, TË HAPIM DHE PASTROJMË PD
Artikulli tjetërDREJTORI I SPITALIT: DREJT DALJES NGA TUNELI I PANDEMISË