Pas përmirësimit të situatës së krijuar nga pandemia dhe mbylljes së repartit COVID në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, drejtor I këtij institucioni apelon qytetarët e moshës së tretë të mos neglizhojnë mundësinë e vaksinimit, si forma më e sigurtë për të luftuar këtë infeksion.

Ai thotë se ndihet I shqetësuar që shumë nga pacientët e moshës së tretë që më herët ishin shtruar në repartin COVID nuk kanë qenë të vaksinuar me asnjë nga dozat, duke bërë që përballja e tyre me koronavirusin të ishte tepër e vështirë.

Dajti ishte I pari qytetar që mori dozën e vaksinës anti-COVID. Nisur nga kjo ai thotë se beson te shkenca dhe vaksinimi.

Më shumë se 40 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës. Pavarësisht se vaksinimi nuk po ecën me të njëjtat ritme si të disa muajve më parë, drejtori I spitalit të Shkodrës Ardian Dajti këshillon qytetarët, kryesisht moshën e tretë që të mos neglizhojnë këtë proces të rëndësishëm për shëndetin e tyre.

Artikulli paraprakYURI KIM, MESAZH GJYKATËS SË LARTË: RUANI RITMIN DHE PUNËN E MIRË
Artikulli tjetërSHKODËR, PROVIMI I PARË PËR MATURANTËT