Maturantët në të gjithë Shiqpërinë kanë zhvilluar sot provimin e parë të maturës atë të gjuhës së huaj. Në Shkodër 1836 maturantë patën të drejtë të bënin provimin në një nga 11 qendrat e provimeve. Falë masave të marra në qytetin e Shkodrës procesi përfundoj pa probleme shprehet drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër, Blediana Osja.

Ndryshe nga vitet e kaluara që ZVA ka dërguar përfaqësuesit e saj tek gjimnazet e zonave të thella malore për të mbikqyrur procesin këtë vit maturantët që jetojnë atje kanë ardhur në qytetin e Shkodrës për të zhvilluar provimin.

Drejtorja Osja i uron suksese të gjithë maturantëve të Shkodrës.

Provimi i radhës do të jetë ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet ditën e hënë me 7 qershor.

Artikulli paraprakDREJTORI I SPITALIT: TË MOSHUARIT TË VAKSINOHEN
Artikulli tjetërHETIMET, “SHEFI I ULQINIT MUND TË JETË MARRË PENG NGA MAFIA”