Humbja e javës së kaluar me Flamurtarin dhe mbi të gjitha barazimi i fundit me Korabin kanë bërë që në Shkodër të bjerë entuziasmi i dy barazimeve të arritura nga ekipeve kryesuese, Kukësit dhe Partizanit.

Shumëkush ia faturon këtë gjë vetëkënaqësisë sepse futbollistët mesa duket e kanë kuptuar që objektivi tashmë është arritur dhe për rrjedhojë, kanë menduar të nisin “pushimet”. Por drejtuesit e stafit teknik dhe në veçanti drejtuesit e klubit, në takimet që kanë patur gjatë këtyre me futbollistët u kanë tërhequr atyre vëmendjen dhe u kanë kërkuar të rikthehen sërish tek lojërat e mira dhe tek rezultatet pozitive sepse kampionati ende nuk ka përfunduar.

Për më tepër, që objektivi për sigurimin e vendit të katërt nuk është përmbushur. Vllaznia natyrisht që nuk do ta ketë të lehtë sepse kalendari i pesë ndeshjeve të mbetura deri në fund të kampionatit është shumë i vështirë. Nga to, tre do t’i luajë jashtë Shkodrës, pikërisht në Korçë,Laç dhe Durrës dhe praktikisht shanset për të marrë pikë janë të vogla ndërkohë që do të luajnë edhe dy ndeshje në “Loro Boriçi”, ato ndaj Luftëtarit dhe Tiranës.

Edhe nëse fitohen këto dy takime, vendi i katërt nuk është aspak i siguruar dhe për këtë arsye, duhet tentuar patjetër marrja e pikëve në të tre ndeshjet e transfertës dhe për këtë arsye, që nga kjo e shtunë në Korçë do të shikohet mundësia për të marrë qoftë edhe një barazim, çka do t’i ndihmonte kuqeblutë për arritjen e objektivit të tyre.

Artikulli paraprakPREJ 12 VITESH RRUGA E VELIPOJËS E AMORTIZUAR
Artikulli tjetërAKSIDENT NE RRETHRROTULLIM, PËRMBYSET MAKINA