Rruga hyrese drejt Shengjinit prej vitesh eshte kthyer ne nje makth te vertete per drejtuesit e automjeteve por edhe per pushuesit.

Ne prag te sezonit turistik mesa duket eshte ndezur nje drite jeshile ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet te nis nderhyrjen ne pjesen hyrse te Shengjinit, ne zgjerimin e rruges dhe shtrimin e saj me asfalt.

Nenkryetarja e Bashkise se Lezhes Alfrida Marku tha para gazetareve se mbetet e pa zgjidhur problemi i ndriçimit dhe i trotuarit per shkak te trafikun i cili eshte shume i madh gjate sezonit.

Sipas Markut taksa e vendosur per Rrugen e Kombit i ka zemeruar kosovaret, te cilet jane turistet me besnike te vendit tone dhe kryesisht te bregdetit te Shengjinit.

Nderkohe qe Marku tha qe edhe vendosja e TVSH per biznesin e vogel do te rrise cmimet, dhe do te krijoje tkurrje ne te ardhurat.

Nderkohe Kryeministri Rama ne mbledhje qe zhvilloi dy dite ne Lezhe ka premtuar, se brenda kesaj vere do te perfundoje zgjerimi i rruges hyrese drejt Shengjinit

ne menyre qe pushuesit dhe turistet te mos kene makthin e nje trafiku te renduar e te kene deshire per ta shmangur kete zone turistike.

 

Artikulli paraprakQEVERIA “LUAN” ME ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
Artikulli tjetërSHKODRA E “COPËTUAR” NGA GROPAT