Pas përfundimit të sezonit turistik, drejtorja rajonale e kulturës në Shkodër Majlinda Laçej ka bërë publike projektet që pritet të ndërmerren për rindërtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Gjatë vitit 2019 do të njohin ndryshim konkretisht Ura e Mesit dhe Kalaja Rozafa. Laçej bën me dije se në bashkëpunim me OSHEE po arrihet një marrëveshje për ndriçimin e këtyre monumenteve me vlerë historike.

Më tej, Laçej thekson se po bëhen bashkëpunime ku pritet të bëhet ndërhyrje në 30 objekte të trashëgimisë kulturore.

Sipas drejtores së DRKK gjatë vitit 2019 do të ketë një ndërthurje të promovimit dhe edukimit për objektet e trashëgimisë kulturore.

 

 

Artikulli paraprakAMBASADORI I RI ZVICERAN VIZITË NË SHKODËR
Artikulli tjetërMAITRE: ZVICRA DO TË MBËSHTESË BASHKINË VAU-DEJËS