Dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të moshës 23, 24 dhe 23 vjeç, janë arrestuar orët e para të së hënës, në afërsi të Kosturit.

Mjeti që drejtohej nga 23 vjeçari grek nuk i ndaloi policisë për kontroll dhe e shtoi shpejtësinë.

Në të njëjtën kohë, dy bashkudhëtarët e tjerë nisën të hidhnin nga mjeti paketa të ndryshme, që siç rezultoi më vonë përmbanin lëndë narkotike.

Pas një operacioni të koordinuar të policisë, mjeti u ndalua dhe tre të rinjtë u arrestuan, edhe pse bënë rezistencë të fortë.

Ndërkohë policët kishin mbledhur nga rruga gjithë paketat që pas peshimit doli se ishin 39 kg kanabis.

Artikulli paraprakGJENDEN PJESË TË TRUPIT TË GAZETARIT NË KOPSHTIN E KONSULLATËS SAUDITE
Artikulli tjetërITALIANI MERR PENG PROSTITUTËN SHQIPTARE