Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës  të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve  tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar  një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.Gjatë kontrollit  në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër,

Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe,Shkodër

 

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”

Artikulli paraprakPROSTITUCIONI, POLICIA ITALIANE ARRESTON 8 LEZHJANË
Artikulli tjetërE DIELA RËNDON TRAFIKUN NË DALJE TË SHKODRËS