Një shqiptar ka tentuar ti shpëtojë policisë italiane, pas një kontrolli nga kjo e fundit në banesë. Mediat italiane shkruajnë se në një banesë në katin e dytë në Via Visiona policia ka arrestuar tre persona një italian një tunizian dhe një shqiptar.

Pasi policia ka hyrë për të bërë kontroll në banesën e tre të rinjve, shqiptari ka tentuar të largohet duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku ka pësuar dëmtime në këmbë. Policia bën me dije se në shtëpi u kapën në flagrancë duke përgatitur marijuanën të tre shtetasit: Gjergji Kokoshari, me shtetësi shqiptare, Tarek Abbassi dhe Saide Anis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 3.3 kilogram marihuanë (e cila në rast shitjeje do të sigurontë 20 mijë euro) dhe 17 gram hashash. Të tre të arrestuarit u çuan në burg.

Artikulli paraprakDY SHQIPTARË KAPEN ME KOKAINË DUKE DALË NGA QENDRA TREGTARE
Artikulli tjetërS’DEKLARUAN SHPENZIMET E FUSHATËS KQZ GJOBIT PD, PS DHE LSI