Sektori i Higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër ka nisur monitorimin në dyqanet që tregtojnë akullore.

 

Këto kontrolle lidhen me sigurinë e konsumatorëve për faktin se akulloret janë burim kryesor i të gjitha infeksioneve veçanërisht tek fëmijët të cilët kanë gjasa që të preken më shpejt.

 

Monitorimet që janë kryer sipas Gjylit kanë rezultuar pozitive ku çdo subjekt tregtar në Shkodër i përmbush parametrat për shitjen e këtij produkti. Kontrollet nuk do të ndalen me kaq por të të vijojnë edhe më tej ku në fokus janë edhe zonat turistike.

 

Ndërkohë burime pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës bëjnë të ditur se nuk janë konstatuar raste qoftë infeskione apo helmimi nga akulloret. Tregtimi i ëmbëlsirave ka marrë vëmendje më të madhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Shkodër

 

 

Artikulli paraprakNJË PASDITE NË PIKËN TURISTIKE TË SHIROKËS
Artikulli tjetër40 -VJEÇARI KAPET ME 6 MINA ME TELEKOMANDË