Është organizuar paraditen e së hënës marshimi I heshtur për të protestuar kundër ngjarjeve makabër që po ndodhin në Aleppo.

Në këtë marshim morën pjesë shumë nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit të Shkodrës ku ndër ta ishin përfshirë edhe fëmijë të kopshteve. Në këtë marshim të heshtur u protestua duke ecur nëpër rrugët kryesore të qytetit ku një ndalesë u bë tek pema e Krishtëlindjes në qëndër të qytetit ku fëmijët e vegjël vendosën disa kartolina të ndryshme. Gjatë këtij marshimi u përcollën edhe disa mesazhe nga organizuesit Në përfundim të marshimit në shenjë paqejej dhe kundër ngjarjeve makabër që po ndodhin në Aleppo ishin fëmijët e vegjël ata që sëbashku lëshuan disa pëllumba …

Artikulli paraprakTHETH, DREJT FUNDIT PIKA E INFORMACIONIT PËR TURISTËT
Artikulli tjetërKOMISIONI I DISIPLINES GJOBË PËR KOMBËTAREN