Pika e informacionit në fshatin turistik të Thethit në njësinë administrative Shalë të bashkisë Shkodër do të jetë gati brenda një kohe të shkurtër.

E thënë që kohë më parë se do të ndërtohet tashmë ka nisur edhe të konkretizohet. Pika e informacionit është në ndërtim e sipër dhe pritet që përpara nisjes së sezonit turistik të jetë plotësisht gati jo vetëm si ndërtesë por edhe e mobiluar dhe e aksesueshme për të gjithë. Pika e informacionit për turistët në Theth vjen nga një investim që po bëhet nga një bashkëpunim i organizatave, qeverisë dhe bashkisë Shkodër. Godina e informacionit po ndërtohet në qendër të fshatit turistik të Thethit në mënyrë që të gjendet thjeshtë nga të gjithë. Kjo pikë informacioni do të jetë në shërbim gjatë sezonit turistik për mijëra turistë kryesisht të huaj por edhe vendas të cilët preferojnë të vizitojnë alpet shqiptare dhe kryesisht zonën e Thethit. Informacioni pritet që të jetë i gjërë jo vetëm për Thethin por edhe për zona të tjera turistike, mënyrën e lëvizjes dhe gjithçka tjetër së bashku me guidat apo materiale të tjera që i shërbejnë turistivë dhe të apasionuarve pas turizmit malor. Deri më tani pika e informacionit për turistët në Theth ka qenë një problematikë e ngritur jo vetëm nga banorët e zonës por edhe shumë turistë të huaj të cilët nuk kanë patur një pikë referimi dhe e kanë shprehur këtë shqetësim. Tashmë sezoni i ardhshëm do t’i presë ndryshe teksa zyra e informacionit do vijojë që të jetë e hapur jo vetëm në pranverë apo stinën e verës por edhe gjatë vjeshtës dhe në dimër duke qenë gjithnjë në shërbim të turistëve.

Artikulli paraprakSHESHI “2 PRILLI” U NDOT NGA TË PAPËRGJEGJSHMIT
Artikulli tjetër“XHABIEJ”, NDËRPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE