Të jetosh në fshatrat e thella të zonës së Dukagjinit në Shkodër është një sfidë ndaj vetvetes.

Prej 3-4 ditësh të dy rrugët ajo e Qafë Thores dhe mali Shoshit janë bllokuar nga prania e borës. Përmes një rrugëtimi në fshatrat e thellë të Dukagjinit, Star Plus sjell problemet me të cilat përballen banorët atje. Pas 40 minutash apo një ore takohemi me disa banorë të cilët kanë bërë mbi dy orë në këmbë duke dalë në anë të rrugës dhe duke pritur ndonjë makinë rasti. Ka mungesë të ilaçeve ndërsa shqetësim janë emergjencat shëndetësore.

Nga njëri fshat në tjetrin momentalisht i vetmi mjet për transport janë kafshët që banorët e Dukagjinit i përdorin. Një djalosh i ri nga njësia Pult tregon se si është i detyruar të ngarkojë një mushkë dhe përmes saj të transportojë ushqimet drejt shtëpisë. Udhëtimi është gjithnjë një rrezik për shkak të akseve të ngushta dhe humnerës që është shumë afër. Në disa fshatra është ndërprerë energjia elektrike.

Këto janë disa banorë të zonës që me kmesë në dorë kanë mundësuar lidhjen e kabllove. Një fadromë e firmës së nënkontraktuar nga bashkia Shkodër është e vetmja që ka shkelur në rrugën e amortizuar por sërish është e pamjaftueshme për nevojat që janë atje. Pasi kemi lënë njësinë Pult dhe ndodhemi në fund të njësisë Shosh tentativa për të kaluar në njësinë Shalë është totalisht e parealizueshme.

Ky është një referen i përditshëm për banorët e fshatrave të zonës së Dukagjinit gjatë dimrit. Në 25 vite tre njësitë e Dukagjinit janë lënë në harresë nga shteti. Do vijojnë të qëndrojnë të izoluar mes këtij dimri të acartë.

Artikulli paraprakNËNKRYETARI GJURAJ INSPEKTON DUKAGJININ
Artikulli tjetërRESHJET E BORËS, MARINAJ MBLEDH SHTABIN