Situata e vështirë në tre njësitë malore të Dukagjinit është inspektuar nga nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj.

Në një udhëtim të vështirë, nënkryetari Gjuraj pranon problemin e bllokimit të rrugës ndërsa tregon se po bëhet maksimumi për ta hapur rrugën nga mali i Shoshit. Mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra mbetet problem ndërsa për disa familje bashkia Shkodër ka mundësuar disa pako ushqimore.

Bashkia Shkodër e ka të pamundur e vetme të rikonstruktojë rrugën e Dukagjinit nga ana e lumit Kir ndaj kërkohet mbështetja e qeverisë. Nënkryetari i bashkisë edhe pse ka tentuar që të kalojë malin e Shoshit për të shkuar drejt fshatit Theth e ka patur të pamundur për shkak se trashësia e borës shkon deri në 80 centimetër.

Hapja e rrugës së Dukagjinit pavarësisht tentativës mbetet një mision i vështirë.

Artikulli paraprakI FTOHTI, KOMUNITETI ROM NË MËSHIRE TË FATIT
Artikulli tjetërDUKAGJINI, SFIDA E TË JETUARIT NË IZOLIM NGA BORA