Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Meta ka kërkuar gjithashtu datën më të shpejtë të mbajtjes së zgjedhjeve që lejon Kushtetuta. Sipas Kushtetutës periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli.

“Për të diskutuar në lidhje për datën e zgjedhjeve me qellim që të nisi sistematikisht përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme dhe që vendi ynë të arrijë atë që vendet demokratike e kanë me kohë. në këndvështrimin tim zgjedhjet duhet të mbahen në periudhën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të presidentit”, tha Dule.

Artikulli paraprakSOT TË GJITHË TEK META PËR DATËN E ZGJEDHJEVE, IDRIZI: TË BËHEN SA MË SHPEJT
Artikulli tjetërEDHE PAA DHE PARTIA REPUBLIKANE KERKOJNE DATEN 18 PRILL PER MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE