Arben Tafaj, i cili përfaqëson Patinë Agrare Ambientaliste ka kërkuar gjithashtu datën 18 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Sigurisht në gjykimin tonë si PAA duam që 18 prilli të jetë data e zgjedhjeve si datë më e përshtatshme për organizimin e tyre”, tha Tafaj

Pas takimit në selinë presidenciale me Presidentin Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve, ish-deputeti Arjan Madhi deklaroi për mediat se ka propozuar datën 18 prill.

Kreu i Partisë Republikane beson tek reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që sipas tij do të garantojnë një proces të pastër në zgjedhjet e 2021.

Gjithashtu ai ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar çfarëdolloj tryeze politike për diskutimet lidhur me reformën elektorale.

Madhi: Shkëmbyem pikëpamjet tona me Presidentin. Nga ana e Partisë Republkane i ofrova propozimin e partisë për zgjedhjet më datë 18 prill si datën më të afërt. Duke vlerësuar mungesën e gjatë të legjitimitetit të parlamentit në Shqipëri. Presidentit i shpreh vlerësimet dhe bindjen tonë që reforma zgjedhore e cila u bazua në marrëveshjen e 5 qershorit e miratuar nga ndërkombëtaret për të adresuar çdo çështje të reformës zgjedhore unë besoj që kjo ja arriti qëllimin.

Do mund të garantohen të plota zgjedhjet e ndershme. Ne i garantuam që do të jemi në pjesëmarrës në çdo tryezë tjetër politike e cila do të adresojë në aspektin teknik vetëm përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që sollën vetëm një të re.

Listat zgjedhore të hapura. Çdo përpjekje që do të fuste një agjendë tjetër për diskutim në Parlamentin shqiptar unë do thoja që do kërkonte dakordësinë politike në bazë të skemës së Këshillit Politik.

Artikulli paraprakDULE: ZGJEDHJET TË MBAHEN NË DATËN MË TË SHPEJTË QË LEJON KUSHTETUTA
Artikulli tjetërDATA E ZGJEDHJEVE, RAMA VETËM PAK MINUTA TE META, PËRFUNDON TAKIMI