1 përson mbeti plagosur pas përplasjes se tre automjeteve në rrugen Lezhë-Shëngjin. Aksidenti ndodhi pasditen e së dieles pranë lagjes “Sakë”, ndërsa i plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia rrugore e cila mbërriti menjehere në vendin e ngjarjes, bën me dije se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara.Ndërkohë një tjeter aksident, u regjistrua pasdjten e së dieles ne Tale ku një makine doli nga rruga, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Artikulli paraprakLEZHA PROBLEM ME TRAFIKUN RRUGOR
Artikulli tjetër60 VJETORI I GAZETARIT ZEF NIKA