Dy ekipe nga Shkodra do të marrin pjesë në turneun e rëndësishëm të futbollit “Citta Della Pace” që do të zhvillohet në Rovereto të Italisë. Kështu edhe këtë vit është akademia e klubit Atletiko si dhe skuadra e futbollit të femrave Juban Danja.

Trajneri i Atletikos Elton Bungaja shprehet se synon një paraqitje të mirë të ekipit të moshave që drejton në turneun e Italisë.

Presidenti i Juban Danja, Ferdinand Jaku shprehet se për skuadrën e tij është hera e parë që merr pjesë në këtë turne të rëndësishëm.

Turneu që zhvillohet në Rovereto mes ekipeve nga shtete të ndryshme përveç shkëmbimit të eksperiencave dhe injektimin e kulturës sportive tek fëmijët synon edhe evidentimin e ndonjë talenti të mundshëm.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI INSPEKTON PUNIMET NË “LOGUÇEZME”
Artikulli tjetërKONFERENCA STUDENTORE “NË KËRKIM TË DIJES”