Dy motra janë grindur me njëra-tjetrën në Tiranë.Pas kësaj, secila ka nxituar në Polici për denoncimin e tjetrës.

Nga ana e saj Policia e Tiranë, bën të ditur se ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për secilën prej tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, pasi motra, L. B., vjeçe 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. B., vjeçe 56, pasi motra, A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Artikulli paraprakKAPET ME 4 KG KOKAINË FSHEHUR NË BATERINË E MAKINËS
Artikulli tjetërRAMA: DO NDALOJMË ALKOOLIN PËR ADOLESHENTËT, NË LOKALET E NATËS ME PRINDËRIT