Dy pako të mëdha me kanabis gjenden të hedhura në det

Dy pako të mëdha me drogë janë zbuluar ditën e djeshme në brigjet italiane, të cilat u sekuestruan nga Rojet Bregdetare. Sipas policisë italiane, dy pakot janë me peshë 32 kg dhe 58 kg, pra në total 90 kilogramë kanabis. Besohet se këto pako kanë qenë pjesë e ngarkesës prej 7 ton marijuanë që u gjetën në Porto Recanati më 29 qershor të vitit të kaluar. Qershorin e 2016, kjo ngarkesë e madhe u gjetën disa metra larg një anije të braktisur nga trafikantët. Këta të fundit ende nuk janë identifikuar, megjithatë sipas autoriteteve italiane droga mund të ishte nisur nga Shqipëria.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SHOQËRON NGA DURRËSI FAMILJEN MAQEDONASE, E DENONCOJNË PËR PËRDHUNIM
Artikulli tjetërLËNDË PLASËSE “MJETIT TË ADMINISTRATORIT TË KROMIT