Shpërthim në Bulqizë, lëndë plasëse “mjetit të administratorit të kromit

Rikthehen shpërthimet me eksploziv. Automjetit të administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë i është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer”. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Artikulli paraprakDY PAKO TË MËDHA ME KANABIS GJENDEN TË HEDHURA NË DET
Artikulli tjetërOFICERIT TË KRIMEVE I DJEGIN MAKINËN E DYTË BRENDA MUAJIT