E. M. dhe A. G., . dy shqiptarët, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç, të cilët u arratisën nga burgu i Carinolas.

Njëri prej tyre, është i njohur në kronikat lokale pasi që ai ishte autori i vjedhjeve edhe midis Sant’Agata dhe Dugenta,

Sipas rindërtimeve të skemës së arratisjes, të dy janë larguar nga burgu mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit. Ata kanë sharruar hekurat e burgut dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë ndihmuar edhe nga një shi i madh që po binte.

A. G. u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish.

Ndërsa, E. M. u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë.

Ndërkohë është dhënë alarmi maksimal në të gjithë rajonin për kapjen e tyre. Kontrolle të rrepta kryesisht në stacionet hekurudhure.

Artikulli paraprakNUK U REGJISTRUA NË KOHË SI BANORE E CËRRIKUT, KQZ PËRJASHTON KANDIDATEN E BINDJES
Artikulli tjetërARRESTOHET PRONARI I LOKALIT TË NATËS, KOKAINË PËR KLIENTËT