Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar si kandidate për bashkinë e Cërrikut Merita Xhikën, të Bindjes Demokratike.

Shkak është bërë vonesa në regjistrimin e Xhikës si banore e bashkisë së Cërrikut, duke e përjashtuar nga gara për këtë bashki.

Me vendimin e sotëm Bindja Demokratike humb kandidatin e 5-të pas 4 kandidatëve të tjerë që u tërhoqën nga gara.

Më herët BD kishte bërë ankimim me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Ditën e nesërme KQZ do të vendosë për ankimimin e bërë nga Bindja Demokratike në lidhje me mosregjistrimin nga KZAZ 79 të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë.

Artikulli paraprakSHKODËR, EDICIONI I 6-të I KONCERTIT “NE LUAJMË KITARË”
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË ARRATISEN NGA BURGU ITALIAN