Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, si autorë të vjedhjeve të disa mjeteve.

Të arrestuarit janë Aleksandër Mhillaj, 28 vjeç dhe Enrik Nikolla, 24 vjeç, të dy me vendbanim në Modena.

Arrestimi – Rreth orës 10.30, dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Fiat Stilo”, në zonën e Aristotele, në Rubiera.

Ata u panë nga një patrullë e karabinierëve, ndërsa qëndronin pranë një BMW. Kur ata panë policinë u futën në makinë dhe ikën. Makina u bllokua në zonën e Fratelli Cervi dhe të dy shqiptarët u përpoqën të arratiseshin në këmbë, por sërish u bllokuan.

24-vjeçari, në përpjekje për të shpëtuar, goditi policin, i fundit ky që u shoqërua në spitalin e Reggios, jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrimi – Në bordin e makinës policia gjeti dhe sekuestroi një shumëllojshmëri të mjeteve të vjedhjeve, disa prej të cilave ishin specifike për thyer kasafortat.

Më vonë nga hetimet rezultoi se të dy shqiptarët kishin provuar të vidhnin më parë një shtëpi në Nonantaola, por ishin larguar, pasi u zbuluan nga pronarët.

Kërkimet e kryera në banesat e dy të arrestuarve në Modena, lejuan gjetjen e argjendarive të ndryshme prej ari dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme.
U sekuestrua edhe makina “Fiat Stilo”, megjithëse nuk ishte i vjedhur.

Karabinierët kanë marrë gjurmët e gishtërinjve që do të dërgohen në Departamentin e Hetimeve Shkencore të Karabinierëve të Parmës për hetimet krahasuese me subjektet e prekur të regjistruar në bazën e të dhënave.

Artikulli paraprakGJENDET NJË TRUP I DEKOMPOZUAR
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, RAMA: NDIHEMI SI NJË VARKË NË MES TË DETIT, NA E KANË MARRË ME FORCË BUSULLËN