Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davos-it.

Kreu i qeverisë, ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet se procesi i integrimit, është shumë i rëndësishme.

Ai ka theksuar se Shqipëria do të bëjë më të mirë për të rritur bashkëpunimin në Rajon. Rama është shprehur se se Ballkani ndodhet si në një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”,-tha Rama.

“Dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme.

Nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE.

Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë.

Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.”,-tha Rama.

Artikulli paraprakDY TË RINJ SHQIPTARË KAPEN ME AR DHE 10 MIJË EURO
Artikulli tjetërBASHA: LIDHJET ME RUSËT I KA VËLLAI I PRESIDENTIT MË TË DASHUR TË PUTINIT NË BALLKAN