Dy të vdekur nga sulmi me armë në kampusin universitar

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë pasditen e sotme në një kampus universitar në Dallas në SHBA. Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar qëlloi për vdekje një person ende të paidentifikuar dhe më pas vrau edhe veten. Policia thotë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje, megjithatë vazhdojnë kontrollet në kampusin universitar për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik tjetër. Policia konfirmon se janë dëgjuar tre të shtëna me armë. Kampusi u mbyll deri në një njoftim të dytë.

Artikulli paraprakXHELOZIA PËR TË DASHURËN,SHQIPTARI VRET ME THIKË BASHKATDHETARIN
Artikulli tjetërSEKRETET E SUKSESIT PËR ÇDO SHENJË TË HOROSKOPIT