Xhelozia për të dashurën,shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës në Miramare të Italisë. Një shqiptar, i cili kishte shkuar me vizë turistike në itali, i cili ka lidhje me trafikun e drogës, ka goditur me thikë bashkatdhetarin e tij për arsye xhelozie. Ndërkohë nga të dhënat mësohet se i plagosuri ka marrë dëmtime të shumta në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Riminit. Autori i plagosjes ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e thikës me të cilin ai ka kryer krimin. Momentalisht autori gjëndet në burg dhe pritet që të jepet vendimi për veprën që ka kryer. Policia italiane ende nuk bën me dije emrin e të plagosurit dhe të autorit

Artikulli paraprakBASHA: TË DIELËN NË ORËN 11:00 TË GJITHË NË KAVAJË TA ÇLIROJMË NGA KRIMI DHE DROGA
Artikulli tjetërDY TË VDEKUR NGA SULMI ME ARMË NË KAMPUSIN UNIVERSITAR