Të paktën dy persona të cilët morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Iran janë vrarë. Mediat vendase duke cituar burimet zyrtare thonë se vrasjet ndodhën në qytetin Doroud 325 kilometra në jugperëndim të Teheranit. “Tubimi i paautorizuar ndezi përleshjet”, tha Habibollah Khojastepour, zëvendës i sigurisë i guvernatorit të Lorestanit, duke shtuar se “dy protestues u vranë gjatë përleshjeve”.

Zyrtari nuk përcaktoi shkaqet e vdekjeve, duke shtuar se nuk u qëllua me plumb drejt protestuesve nga policia dhe forcat e sigurisë.

Protestat antiqeveritare kanë filluar që prej ditës së enjte në të gjithë Iranin, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe papunësisë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI THAÇI FAL 3 PERSONA QË AKUZOHEN PËR VRASJEN E NJË FAMILJE
Artikulli tjetërKATEGORIA SUPERIORE “TRAMPOLINË” PËR ITALIANIN, PRITET ZYRTARIZIMI NË SERIA B