Andrea Agostinelli mund të rikthehet të bëj atë që di të bëj më mirë, të trajnojë. Italiani i cili ka kaluar dhe një eksperiencë në Kategorinë Superiore, ku ka drejtuar skuadrat e Partizanit dhe Skënderbeut, sipas mediave italiane është një kandidaturë e fortë për të marrë drejtimin e ekipit të Ternanës.

Momentalisht, skuadra e Seria B e ka “timonierin” e vet, po për shkak të rezultateve negative në javët e fundit tekniku Sandro Pochesci rrëzikon shkarkimin dhe Agostinelli është një nga emrat që mund ta zëvendësojë.

Artikulli paraprakDY TË VRARË NGA PROTESTAT ANTIQEVERITARE NË IRAN
Artikulli tjetërLIDHJET NEPOTIKE PAS TENDERIT TË KALDAJËS QË HELMOI 60 FËMIJË