Inva Mula, sopranoja e madhe shqiptare ka organizuar një festë surprizë në tetarin e Kukullave për ditëlindjen e 90-të të të atit, Avni Mula. Njerëz të artit janë mbledhur për t’i uruar festën artistit të madh të Shqipërisë, muzikantit Avni Mula. Me sytë e përlotur nga supriza, Mula i shoqëruar nga e bija e cila ishte ideatorja e kësaj surprize, hyri në ambjentin ku do të mbahej festa, ku u prit me duartrokitje, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e ditëlinjdes.

Baritoni dhe kompozitor i njohur Avni Mula për dekada me radhë është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme. Krijimtaria muzikore e Avni Mulës është shumë e gjerë ajo fillon nga gjinia e romancës, kantatave, operas, e deri tek koncertet vokalo simfonike, këngët muzikës së lehtë, për fëmijë, etj. i emocinuar dhe më një zë ende të fortë ai ka festuar ditëlidnjen me miqtë e ftuar nga e bija, sopranoja e njohur Inva Mula.

Avni Mula ka kompozuar edhe këngët e disa filmave të njohur shqiptar. Ndër to mund të përmendim “Karnavalet”, “Balonat” apo “Lumë Drite”.

Artikulli paraprakFAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA DREJT ULQINIT
Artikulli tjetërDAÇIÇ: BISEDIME TË VËSHTIRA PËR KOSOVËN NË VITIN 2018