Skuadra e Vllaznisë këtë të shtunë u nis drejtë Ulqinit ku atje do të zhvillojën fazën përgatitore. Traineri Ernest Gjoka sëbashku me ekipin e tij të punës pretendojnë që gjatë këtyre 12 ditëve në këtë fazëpërgatitore të arrijnë edhe përgatitken e duhur fizike të lojtarëve të skuadrës. Gjithësesi gjatë kësaj periudhe do të priten edhe përforcime tek ekipi ku siç dihet repartet më problematike janë ato të mbrojtjes dhe sulmit.

Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj një nga synimet e trainerit dhe skuadrës është edhe krijimi i mundësive për të zhvilluar ndeshje miqësore në mënyrë për të testuar edhe ecurinë e ekipit. Vllaznia do rikthehet në Shkodër mbase nga mesi i muajit janar për të vazhduar këtu stervitjen deri në startin e kampionatit i cili do të jetë me 27 janar ku kuqeblutë do tëp resin në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Kukësit.

Artikulli paraprakGJOKA: EMRAT NË MERKATON, DO TREGOHEMI DISKRET
Artikulli tjetërE BIJA SURPRIZON AVNI MULËN PËR DITËLINDJE