Ditën e djeshme është shpërndarë me shpejtësi një lajm ku thuhej se
juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.

Kjo pasi Çobani ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj dhe kjo e fundit u raportua se e kishte denoncuar.

Mirëpo, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Pak ore më parë, në një postim në Instagram Eni shfaqet në foto me Merushe Mengrin, duke shkruar : E dua Gjirokastren sic dua gjithe trevat ku ka shqiptare po ketu kam rrenjet e te pareve te mi dhe ndihem si ne shtepine time.Faleminderit per mbeshtetjen dhe dashurine patriotet e mi.

Artikulli paraprakE PAZAKONTË, BREGU I KARPENIT MBUSHET ME PESHQ TË NGORDHUR
Artikulli tjetër“ISHTE DJERRË, SOT SHIH E SHKRUAJ”, RAMA PUBLIKON PAMJE NGA FERMA NË DIVJAKË (VIDEO)