Një avion me një motor u rrëzua sot në një lagje në qytetin e Bursës në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu.

Për fat të mirë nuk janë shënuar viktima në terren, në vendin ku aeroplani u rrëzua, sipas autoriteteve lokale. Mësohet se kanë pësuar dëme dy shtëpi dhe dy automjete, si pasojë e rrëzimit të avionit.

Mësohet se avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes. Në vendngjarje kanë shkuar makina zjarrfikëse dhe ambulanca , raportojnë rrjetet televizive turke.

Artikulli paraprakKIEV, JA SA VIKTIMA JANË SHËNUAR NË 2 MUAJ LUFTË NË UKRAINË, 215 PREJ TYRE FËMIJË
Artikulli tjetërPANDEMIA DREJT FUNDIT/ SHËNOHEN 6 RASTE TË REJA ME COVID DHE ASNJË HUMBJE JETE