Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vend. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit, janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 6 qytetarë dhe nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë regjistruar: 2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ BIE AVIONI NË TURQI, KA VIKTIMA
Artikulli tjetërZYRTARËT AMERIKANË VIZITOJNË KOSOVËN