E keni tepruar me pijen gjatë festave? Merreni veten shpejt me mënyrat e mëposhtme shëruese, të cilat ka shumë gjasa ti keni në shtëpi.

Përdorni shumë vitamina B. Alkooli e konsumon vitaminën B nga sistemi juaj, dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë keq ditën e nesërme. Merrni 50 miligram vitaminë B përpara se të filloni të pini dhe një tjetër teksa pini dhe kjo mund t’ju ndihmojë ditën tjetër të ndjeheni më mirë.
Konsumoni pije në ngjyrë të kthjellët. Likeret e errëta përmbajnë sasi më të larta të substancave helmuese të cilat quhen kongjenerë dhe kontribuojnë në dhimbje koke nga të pirët. Më mirë konsumoni vodka ose kokteje me xhin në vend të rumit ose uiskit.

Konsumoni çaj me xhinxher për të qetësuar stomakun. Xhinxheri është zgjidhja më e mirë për të qetësuar dhimbjet e stomakut, ku këto të fundit janë komponent i rëndësishëm i dhimbjeve të kokës nga të pirët. Ëmbëlsojeni çajin e xhinxherit me shumë mjaltë; përmban fruktozë dhe do ndihmojë trupin të djegë alkoolin që ju ka mbetur në trup.
Pini ujë kokosi. Rihidratimi është një nga mënyrat më të shpejta për tu ndjerë më mirë pas një nate të vështirë në një bar, dhe një filxhan nga ky lëng përmban më shumë elektrolite se pijet e sportit- dhe më shumë kalium se një banane. Mund t’ju ndihmojë edhe me dhimbjet e stomakut. Mos harroni të pini dhe ujë të thjeshtë.

Nëse ndjeheni shumë keq edhe pasi keni provuar çdo gjë provoni atëherë këtë. Merrni një fetë limoni dhe me lëngun e tij fërkoni sqetullat. Shumë njerëz betohen se kjo funksionon, megjithëse shkenca ende nuk e ka shpjeguar dot.