
Disa institucione te vendit kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.
Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i ushtrisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet. E-maili është dërguar edhe në bashki të tjera të vendit.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në përmbajtjen e e-mailit.
E-maili kercenues ka mberritur edhe ne Gjykaten e Shkodres. Pas marrjes së mesazhit, stafi i Gjykatës së Shkodrës ka dalë jashtë ambienteve të institucionit, ndërsa situata ka ngritur shqetësime për sigurinë.
Nderkohe ne njoftimin zyrtar policia e Shtetit thote se: Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.


